>
BIOSHQIP

Dedikimi I Aurela Gaçes Për Vajzën: Do Të Mbajmë Në Duar Deri Në Frymën E Fundit

12-11-2015
Aurela Gaçe, në ditën e lindjes së vajzës së saj Grace, i ka dedikuar një mesazh të ndjerë me përjetimet e asaj që ndjen për të bijën.

"Si sot, në këtë orë, 4 vjet më parë, jeta jonë mori një kuptim tjetër. Na u ndriçua shpirti me këtë jetë të vogël që rritet përditë.

E lumtur, e frikësuar njëkohësisht kur kuptova se diçka e re po vinte në jetën time.... E lumtur çdo ditë që e ndjeja të frymonte bashkë me mua, ti degjoja rrahjet e zemrës ndërkohë që rritej brënda trupit tim..

E frikësuar sa s'ka kur hyra në sallen e operacionit.... Dhe m'u duk se rilinda përsëri kur e mora në duar..... Nuk ndjeva më frikë, por u ndjeva më e fortë se kurrë, më e lumtur se kurrë më parë.
ZOT faleminderit, faleminderit për këtë dhuratë.

DO TE TE MBAJME NE DUAR DERI NE FRYMEN E FUNDIT DASHURIA JONE ME E MADHE, GRACE, HIRI I PERENDISE.

Uroj të njëjtën gjë për të gjithë femijet, u rritshin me prindërit pranë, me njerëz që u falin vetëm dashuri. Jetë të gjatë kushdo që ka ditëlindjen sottt...dhe jetë të gjatë plot shëndet për të gjithë ne bashkë me dashuritë tona".
(-)

Dedikimi I Aurela Gaçes Për Vajzën: Do Të Mbajmë Në Duar Deri Në Frymën E Fundit