>
BIOSHQIP

Aurela Gace Sjell Videon “Tranzit”

08-02-2012
Aurela Gace si duket i është rikthyer baladave, ajo ashtu sic kishte premtuar ka sjellë këto ditë këngën e saj më të re "Tranzit", me një video të bukur, e cila sapo është hedhur pasditën e 7 shkurtin në Youtube, ka rrëmbyer shumë klikime dhe komente pozitive. Klipi është realizuar nga produksioni "Max Productions", ndërsa dhe xhirimet janë bërë në mes të Tiranës. Aurela pasqyron në një farë mënyre realitetin shqiptar, por duke klithur bukur dhe treguar dashurinë për tokën e saj, Shqipërinë. Këtu artistja ka qenë në ditët e fundit të shtatzanisë, kur është xhiruar videoja, dhe vetëm pas dy ditëve ka ardhur në jetë vajza e saj, Grace.
(Albavipnews)

Aurela Gace Sjell Videon “Tranzit”