>
BIOSHQIP

Aurela Gace Sjell Hitin E Verës

27-06-2012
Këngëtarja energjike Aure la Gace ka lançur këngën e saj më të re, "Boom, boom, boom", një këngë me shumë ritëm, siç e kishte paralajmëruar edhe këngëtarja vetë në faqen e saj në "Facebook", e cila duhet të dëgjohet me zërin në maksimum. "Boom" është vërtet nga titulli që ka pikërisht edhe përmbajtjen e këngës, teksti e sidomos refreni i këngës është "Boom, jepi volum edhe më shumë", te ngrenë adrenalinën edhe e bëjnë një këngë shumë verore, pasi dihet se stina e verës ka nevojë për ritëm e gjallëri.

Muzika është nga DR. Florid & Edlir Begolli dhe klipi është nën produksionin e "Max Producion". Megjithëse kënga ka ritme popullore të veriut, Aurela ka ardhur me një look shumë modern dhe ekstravagant njëkohësisht, por sigurisht shumë origjinale, ashtu siç di të jetë vetëm ajo. Ngjyra e flokëve blu është një ndërthurje e shkëlqyer më ngjyrën e fustanit dhe komplet veshjeve të zgjedhura për këtë klip nën kujdesin e Joni Peçit.

Gjithçka është përzgjedhur dhe kuruar me shumë kujdes, kjo këngë pritet të jetë ashtu siç e ka parashikuar edhe Aurela në një nga statuset e saj në "Facebook": "Një zjarr i ri në këto ditë verore".
(Yllka Selita)

Aurela Gace Sjell Hitin E Verës