>
BIOSHQIP

Aurela Gace: Mos Prisni Që Unë Të Ndryshoj

30-08-2012
Kengetarja e "Origjinale", Aurela Gace shprehet se te berit nene nuk do te thote qe ajo te ndryshoje stilin e saj ne art.

Gace thekson se nuk e kupton dot pse disa presin qe ajo me nderrimin e statusit te ndryshoje.

"Mos prisni te ndryshoj. Jam bere nene, dhe eshte gjeja me e bukur qe mund te me ndodhte, mua, e cdo femre. Te jesh nene eshte MREKULLIA vete. Por, nuk e kuptoj, pse presin nga une te ndryshoj e te behem dicka qe nuk jam?", shkruan Aurela ne rrjetin social, Facebook.

Kengetarja thekson se do te mbetet ajo qe ka qene perhere per publikun, ndersa fakti qe eshte bere nene i ka shtuar edhe me shume deshiren per te jetuar jeten dhe per te dashuruar.

"Ne cdo kohe, do te jem kjo qe jam"(kenga ORIGJINALE:)

Te behesh nene, do te thote te kesh me shume deshire per te jetuar....je me shume femer, je me shume e ndjeshme, thjesht,do me shume, do me gjithe fuqine e shpirtit. Dhe ky fakt mua me lulezon edhe me shume",, shton me tej Gace ne profilin e saj ne Facebook.

"Per te gjithe ata qe presin qe une te urtesohem....emmmmm ...prisni me kot.... Per ata qe me duan keshtu sic jam....do t'ju jap perhere ate qe doni tek Aurela......vete veten".
(balkanweb)

Aurela Gace: Mos Prisni Që Unë Të Ndryshoj