>
BIOSHQIP

Aurela Gace, Së Shpejti Një Duet “Derby” Vlonjat Me Ponin

02-10-2012
Do të sjellin së shpejti një këngë në duet, dy këngëtaret e njohura Aurela Gaçe dhe Poni (Shqiponja Karafilaj), të cilat këtë bashkëpunim e kanë aranzhuar gjatë takimit të cilin e kanë pasur gjatë koncerteve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku ishin të ftuara të këndojnë. Aurela dhe Poni kanë disa gjëra të përbashkëta, janë bërë nëna dhe kanë sjellë në jetë Aurela një vajzë kurse Poni një djalë. Që të dyja e mbajnë fshehur jetën e tyre private dhe nuk i ekspozojnë aspak bashkëshortët e tyre, si dhe janë vlonjate. E këtë radhë do të sjellin një duet me zhanre të ndryshme, por që pritet të pëlqehet në publik, pasi që të dyja janë të dashura dhe kanë shumë fansa… Aurela Gaçe prej pak kohësh ka publikuar albumin e saj më të fundit "Paraprakisht", i cili është duke korrur sukses. Ndërkohë edhe Poni ka realizuar këngën "Të ndarë" në bashkëpunim me Dr. Florin.
(PanoramaPlus)

Aurela Gace, Së Shpejti Një Duet “Derby” Vlonjat Me Ponin