>
BIOSHQIP

Aurela Gace: Klikimet E Blera Në Youtube Ekzistojnë

17-10-2012
Këngëtarja e 'Origjinal', Aurela Gaçe pranon se klikimet në internet mund të blihen, por jo duartrokitjet e publikut.
Në rrjetin social 'Facebook', Gaçe tha se blerja e klikimeve në internet, ekziston.
"Klikimet e blera në Youtube ekzistojnë. Unë vetë e provova që të vërtetoja atë qe kisha dëgjuar, atë që flitej. I dhashe 40 dollare dhe u bënë 40 mijë klikime", shkruan Aurela në rrjetin social, 'Facebook'.

"E pashë se loja e pisët që po bëjnë këngëtaret,ishte mëse e vertetë. Falenderoj Zotin që e dua çfarë bëj, e dua skenën dhe këtë publiku e ka kuptuar dhe ndjerë qysh në hapat e mia të para, kur atehere klikimet ose pëlqimet nuk mund te bliheshin, sepse Youtube nuk ekzistonte".

Por pas kësaj deklarate kanë qenë të menjëhershëm reagimet e fansave të faqes, që kërkuan të dinë se kush nga këngëtarët shqiptarë blen klikime në youtube. Dhe përgjigja e Aurelës ishte e menjëhershme.
"Ata që janë prekur, të mos jenë të tillë, sepse nuk vendosa gishtin mbi askënd. Thjesht, e aprovova qe klikimet blihen. Dhe PO, është mëse e vërtetë,sepse e bëra provë vetë, per t'ja vërtetuar vetes atë që dëgjoja lart e poshtë".

Sipas këngëtares, mund të blihen klikimet, por jo duartrokitjet. Aurela shpjegon se dhe ajo vetë ka këngë shumë pak të klikuara, porse nuk do të bënte kurrë blerjen e klikimeve për ti rritur suksesin vetes.
"Nuk jam kundër asnjë këngëtari, sepse nuk mund ta vendos gishtin për askënd përderisa nuk kam fakte. Sigurisht ka shumë këngëtarë që kanë famë në të gjitha trojet shqiptare dhe i mbushin sallat e i duan ngado që shkojnë. Por, kjo loja e internetit me duket e pa kuptimtë dhe prandaj fola. As nuk përmenda emra e as me duhet të bie në atë nivel. Kam këngë me shumë klikime siç është kënga origjinale e shkruar nga Flori Mumajesi, një bashkepunim mes Dr. Florit e Marselit, por ajo kënge u dëgjua anembanë trojeve kudo ku ka shqiptare,dhe sot e këndojnë në kor kudo ku unë jam live në koncerte. Kam edhe shumë këngë të tjera që kanë shumë më pak klikime, por kjo nuk do të thotë të shkoj e të blej klikime falso që t'u tregoj juve se kam sukses. Ajo që nuk blihet dot dhe nuk manipulohet, është duartrokitja e publikut. kur del në skenë, vetëm duartrokitja është treguesi i dashurisë së publikut ndaj teje"

Faqja në 'Facebook' e Aurela Gaçes është hapur nga fansat si administratorë dhe menaxhohet nga këngëtarja që u përgjigjet vazhdimisht fansave për interesin që ata tregojnë ndaj karrierës së saj muzikore.
(BalkanWeb)

Aurela Gace: Klikimet E Blera Në Youtube Ekzistojnë