>
BIOSHQIP

Aurela Gace: Skerdin E Putha Vetë E Para

23-12-2012
Në fakt, e vërteta është që Aurela deri tani nuk ka pranuar asnjëherë të flasë për lidhjen e saj me Skerdin, duke e cilësuar gjithmonë si një çështje shumë private, që i takon vetëm asaj. Por ndërkohë që Skerdi, tashmë dhe menaxheri i saj është ndër bashkëpunëtorët më të afërt të këngëtares, ajo tregoi për herë të parë për njohjen e tyre në këtë koncert. “Të them të drejtën, shumë herë gazetarët më kanë pyetur për njohjen tonë, por kam refuzuar ta zbuloj, ndaj po ju them për herë të parë këtë sekret. Lidhja ime me Skerdin ka nisur nga një flirt, pra shkëmbiem shikimesh. Unë në fakt jam tip impulsive, ndërsa Skerdi më i qetë dhe i përmbajtur. Dhe kështu pasi u pamë disa herë, isha unë që mora guximin t’i afrohesha, duke i dhënë puthjen e para. Ndërkohë ajo rrëfeu dhe një sekret tjetër për marrëdhënien e saj me Skerdin, tashmë që bashkëjetojnë në një shtëpi. Me shaka ajo pohoi: “Do pyesni ju pse rri Skerdi me mua me të njëjtën dëshirë si ditën e parë?! Po, sepse unë i jap mundësinë të më njohë pak e nga pak, jo ashtu menjëherë”. 24 kg më pak pas lindjes, rifitova formë me vrap dhe pompa Një demonstrim në skenë nga Aurela, për të dëshmuar se cila ishte mënyra me të cilën mban trupin në formë, ishin pikërisht disa pompa që bëri direkt në skenë mbi taka. “ Unë ç’do gjë e bëj mbi taka, dhe këto ushtrime i bëj edhe në shtëpi, plus vrapin e përditshëm. Madje, para këtij koncerti sot, kam bërë 5 kilometra vrap, pasi ushtrimet e trupit në shtëpi dhe vrapi më kanë ndihmuar të humb 24 kg nga pesha ime pas lindjes së vajzës”, tha Aurela. Ajo pohoi se nuk kishte mbajtur asnjë dietë për të sjellë trupin në formë, dhe se nuk e pi cigaren. “Ndihem shumë mirë dhe mos më pyesni për moshën, pasi dukem fiks si 18 vjeç”, tha ajo duke qeshur. Ndërkohë që në këtë koncert ajo u shfaq e veshur në blu dhe flokë të gjatë, një stil shumë rinor. Për imazhin e këngëtares ishte kujdesur stilisti Joni Peçi, të cilit ajo i atribuoi gjithë sekretin e të dukurit në formë të mirë. Aurela i drejtohet Çanit: Me faturat e pijeve të tua, do bëj gjoksin Ndërkohë që në falënderimet e saj për të pranishmit, Aurela përmendi Ardit Gjebrenë dhe Arjan Çanin, që kishin ardhur të ndiqnin koncertin e saj. Për të dy ajo improvizoi një këngë për Gjirokastrën, qytetin e origjinës së të dyve. Pasi falënderoi Gjebrenë, për këngën e saj më të bukur të karrierës me titull “Bosh”, që e cilësoi dhe diamantin e repertorit të saj, Aurela tregoi një histori me Arian Çanin, në fillimet e kthimit të saj nga Shtetet e Bashkuara ët Amerikës. “Të them të drejtën në fillim e njihja pak Çanin, dhe po ashtu ai mua. Dhe kur u takuam për emisionin e tij, ai më tha: “Tani erdhe që erdhe, bëj dhe gjoksin dhe do jesh OK”. Atëherë nuk dija si t’i përgjigjesha dhe të them të drejtën ngela pak ashtu keq, ndërsa tani po i them Arjan Çanit: “Hajde sa më shpesh në këtë club ku këndoj unë, dhe të premtoj që me faturat e pijeve të tua do bëj operacion gjoksin. Duke vazhduar batutat me të qeshur, ajo iu drejtua Çanit: “Të siguroj që pasi ta bëj gjoksin me silikon, do mburrem kudo, duke thënë që gjoksin e kam dhuratë nga Arjan Çani”. Nuk dihet në se Arjan Çani në emisionin e tij “Zonë e lirë” do japë komentet e tij për Aurelën. Këngëtarja pohoi gjithashtu se tashmë që është bërë mama dhe po shijon familjen e saj të re, ka menduar që ta përqendrojë aktivitetin e saj muzikor në këtë club, e ndoshta duke i reduktuar udhëtimet e shpeshta, që e detyrojnë të qëndrojë larg vajzës.
(Panorama)

Aurela Gace: Skerdin E Putha Vetë E Para