>
BIOSHQIP

Aurela Gace: Ligji Të Dënojë Pa Mëshirë Këto Qenie Jo Njerëzore

22-03-2013
Të gjithë kemi qenë të prekur nga ngjarja më e tmerrshme e kësaj jave, siç ishte vrasja dhe përdhunimi i fëmijëve nga “monstra” pedofil. Shumë personalitet kanë reaguar nëpërmjet “Facebook”-ut dhe një ndër to, është edhe këngëtarja e mirënjohur Aurela Gace, nisur edhe nga fakti që ajo është prind vetë. Ja çfarë ka shkruar Aurela, “Ngjarja e rrëmbimit të djalit 10 vjeçar, ishte shokuese. E po aq tronditëse e rrëqethëse ishte të merrje vesh, se i njëjti person kishte pranuar se kishte vrarë pak muaj më parë edhe një djalë tjetër. Njerëzit normalë, nuk munden të futen në trurin e një krimineli të tillë e të kuptojnë çfarë e çon një njeri të veprojë ashtu me një fëmijë të pa mbrojtur.

Do të doja të kishte ligje të hekurta për këta lloj kriminelesh që prekin fëmijët. Një ligj, që të mos i lejonte më të shikonin dritën e diellit. Si nënë e si njeri, dënoj me gjithë shpirt ata që prekin engjëjt mbi tokë. Unë ngre zërin tim, që ligji të dënojë pa mëshirë, këta qenie jo njerëzore, që prekin e vrasin fëmijët. Ngushëllimet më të sinqerta familjes së fëmijës që është vrarë barbarisht. E shpresoj që fëmija tjetër i dhunuar nga “monstra”, të mundë të ndihmohet psikologjikisht nga ai makth e tmerr që mund ta shoqërojë gjithë jetën e vet. E tmerrshme ta dëgjosh, e jo më të jesh familjar i fëmijës. Nuk di se si mund të durosh në këto raste”, ka përfunduar komentin, duke shprehur qëndrimin e saj Aurela, lidhur me ngjarjen makabër që ndodhi në fillim të javës në kryeqytet.
(vipat)

Aurela Gace: Ligji Të Dënojë Pa Mëshirë Këto Qenie Jo Njerëzore