>
BIOSHQIP

Aurela Gace, Klipi I Ri “Shpirti I Shpirtit Tim” Së Shpejti

30-03-2013
Ylli i muzikës shqiptare, Aurela Gaçe pritet të prezantojë shumë shpejt, klipin e saj më të ri – “Shpirti i shpirtit tim”… I konceptuar si një film me metrazh të shkurtër që për muzikë ka një baladë të mrekullueshme të shkruar mjeshtërisht nga Adrian Hila, me vargje të Rozana Radit, ky klip sjell një Aurelë tjetër.



Diva e skenës sonë vjen në këtë klip më lozonjare, në skena sensuale shumë të ndjera, për realizimin e të cilave Aurelën e ka ndihmuar shumë shkolla për aktrim. Kënga është prezantuar më herët në versionin audio, pasi ajo është pjesë e albumit Paraprakisht”, të cilin Gaçe e ka prezantuar një vit më parë. Me interpretimin e saj brilant, Aurela i ka dhënë edhe më shumë vlera kësaj kënge, që do të jetë pa diskutim pjesë e fondit të artë të këngëve shqiptare.
(Bluetooth)

Aurela Gace, Klipi I Ri “Shpirti I Shpirtit Tim” Së Shpejti