>
BIOSHQIP

Aurela Gace Ndiqet Plot Admirim Nga Arvizu

04-05-2013
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Aleksandër Arvizu ka ndjekur plot admirim interpretimin e këngëtares sonë Aurela Gaçe këtë fundjavë në disko Calvin në kryeqytet. Bashkë me stafin e Ambasadës amerikane ai ka shijuar muzikën dhe këngët e këngëtares sonë të mirënjohur të premten në mbremje në këtë diskotekë që është më pranë Rezidencës dhe Ambasadës amerikane. Shumë të pranishëm janë suprizuar nga prania e Arvizut në diskotekë dhe sidomos nga thjeshtësia e tij, duke bërë foto e duke i postuar në Facebook me krenari.
(shqiptarja)

Aurela Gace Ndiqet Plot Admirim Nga Arvizu