>
BIOSHQIP

Aurela Gace, Stërvitje Intensive Në Palestër Para Se Të Bëhet Nuse

13-07-2013
ihet që palestra është hobi i saj, por tashmë që po përgatitet për ceremoninë e dasmës në shtator, po punon intensivisht për të arritur linjat ideale ndërsa do të veshë fustanin e bardhë. Këngëtarja, e cila u shfaq me vello në sfilatën e “Geraldina Sposa” disa javë më parë ku performoi një nga këngët e saj “hit” “Fati ynë, shpresë dhe marrëzi”, ka vendosur të organizojë një ceremoni dasme për qejf, tashmë që vajza e saj Grace po mbush dy vjeç dhe do mund ta shijojë martesën e dy prindërve, Aurelës dhe Skerdit. Ajo e pohoi pak kohë më parë se do të dëshironte të ishte nusja e parë tullace në Shqipëri pas ndryshimit të look-ut, gjë që e bëri realitet në sfilatë. Ndërkohë që ne presim të shohim se si do të shfaqet ajo në ceremoninë e vërtetë të dasmës, ku do të ketë të ftuar njerëzit e saj të zgjedhur. Tashmë ajo po kujdeset në mënyrë rigoroze për të arritur linjat perfekte, edhe pse format i rifitoi menjëherë pas lindjes së vajzës, me heqjen nga trupi të 24 kilogramëve. Këto ditë të nxehta ajo vazhdon të këndojë në “Crazy Calvin Summer”, ku paraditet i kalon në pishinën e këtij clubi duke marrë rreze.
(Panorama Plus)

Aurela Gace, Stërvitje Intensive Në Palestër Para Se Të Bëhet Nuse