>
BIOSHQIP

Aurela Gace Kritikon Këngëtarët Që Nuk Këndojnë Shqip

09-08-2013
Aurela Gaçe ka shfrytëzuar profilin e saj në Facebook për të kritikuar këngëtarët shqiptarë që këndojnë vetëm në gjuhë të huaj me qëllim të të qenit, modernë.

Këngëtarja shqiptare, e cila në vitin 2007 përfaqësoi Shqipërinë në garën evropiane të këngës, Eurosong, nuk ka përmendur emrat e këngëtarëve të cilëve ua drejtuar kritikën.

“Çfarë do të thotë të jesh moderne? Ose me saktë, të mos shijosh muzikën e vendit tënd? Se kam dëgjuar shpesh edhe këngëtare që e këndojnë me dëshirë një këngë botërore, por me përtese një këngë shqiptare”, ka nisur komentin e saj Aurela.

“I them këto sepse shpesh gjendem përballë edhe muzikantëve e këngëtarëve që kujtojnë se po këndove vetëm muzikë të huaj, ashtu bëhesh moderne, ashtu quhesh Elitar”, ka vazhduar Gaçe.
(Telegrafi)

Aurela Gace Kritikon Këngëtarët Që Nuk Këndojnë Shqip