>
BIOSHQIP

Aurela Gaçe Vazhdon Me “Dasmën Maratonë”

28-09-2013
Do ta quanim “dasmë maratonë” atë të këngëtares së njohur, Aurela Gaçe dhe menaxherit të saj, Skerdi. Ashtu siç Aurela u është drejtuar fansave të saj mbrëmë, duke pohuar pak para darkës në “Crazy Calvin”, se do ta digjte fare, ashtu ka ndodhur. “Shumë fansa më kanë uruar dhe ka pasur nga ata që do dëshironin të ishin në dasmën time, dhe ndaj vendosa të organizoj një festë për ta që ka të bëjë vetëm me traditën, pra një dasmë tradicionale. Dhe sigurisht fustanin më të bukur e kam veshur për fansat”, tha ajo. Ndërkohë që këngëtarja ka komentuar një javë pas dasmës për festën moderne dhe modelin e nuses që solli më 20 shtator. Pas postimit të fotove të ndryshme, ajo është komentuar si një nuse shumë e veçantë dhe e paparashikueshme dhe në këtë ditë të veçantë të jetës së saj. “Miqtë e mi të ardhur nga USA prezentë në dasmën tone të çliruar nga çdo pompozitet, për këtë kurorë më thanë se ngjan pak si Statuja e Lirisë që ndodhet në New York. Një koment ishte se fustani ishte shumë i bukur, kurse kurora vetëm për mua, po normal që është bërë fiks vetëm për mua dhe shijet e mia. Dhe është bërë e gjitha me dorë nga miku im, stilisti që nuk njeh kufij në krijimtari, Joni Peçi. Shumë faleminderit miku im që më dhe një kurorë të çmendur në ditën kur Grace martoi mamin e babin!”, shkruan Aurela. Ndërkohë që nata speciale e mbrëmshme që këngëtarja organizoi për fansat, mund të konsiderohet një postdasmë. Ajo ka hapur kështu sezonin e ri artistik në “Crazy Calvin”, për të vazhduar me koncertet “live” së bashku me vëllezërit Endri e Stefi, Rudina Delian, Mateus Frrokun, Marjona Metohun dhe Gerta Mahmutajn.
(Panorama)

Aurela Gaçe Vazhdon Me “Dasmën Maratonë”