>
BIOSHQIP

Pas Dasmës, Aurela Ndryshon Mendim Mbi Martesën

03-10-2013
Mos u shqetësoni, se kjo nuk do ndodhi tani por pas 10 vjetësh. "Ne qe s'donim kurrë të martoheshim, na lezetoi më duket dhe do t'i veshim prapë këtë fustan dhe kostumin e Skerdit dhe do bëjmë prapë dasmë pas 10 vjetësh", është cituar të ketë thënë Aurela në një shkrim nga "Paloma".

Aurela nuk e ka patur me shumë qejf martesën, madje deri para pak muajsh ajo këshillonte vajzat: "Për ta mbajtur një mashkull pas vetes, nuk duhet t’i kërkoni martesë, ashtu siç po bëj edhe unë me Skerdin". Por ja që siç thotë vetë Aurela, dasma i lezatoi aq shumë sa botëkuptimi i saj mbi martesën ndryshoi totalisht. Tani sikur i vjen keq që dasma mbaroi kaq shpejt dhe ndoshta thotë me vete: "Nuk qenkan budallenj ata që martohen".

Kështu pas 10 vjetësh ato ca llafe se nusja Aurela është më e vjetër se dhëndri, nuk do pinë më ujë, se të dy do plaken atëherë njësoj, natyrisht dhe me shumë me shumë kalamaj pas.

Duket sikur tani është shndërruar në trend ky fenomen, kur nuset "ribëhen" prapë nuse. Kështu pak kohë më parë bëri Gjystja, pastaj Mihrija etj.


Pas Dasmës, Aurela Ndryshon Mendim Mbi Martesën