>
BIOSHQIP

Aurela, Batuta Apo Xhelozi Për Tunën?

16-11-2013
Aurela Gaçe është xheloze për ‘zogun’ e Tunës. Këtë fakt na i konfirmuan replikat që ka bërë Aurela mbrëmjen e djeshme në një lokal nate në kryeqytet, ku ajo këndon.

Aurela e ka përmendur disa herë këngën e Tunës “Fenix”, dhe ka citur edhe një pjesë nga kënga, duke thënë: “Tuna me këngën më të re përmend ‘zogun’, dhe thotë ‘Zogu mo i mirë prej krejtve, Zemër kushton shumë, - TUNA. Dallohet shumë prej tjerave, Un i boj krejt sepse muna...’, po ku e di Tuna sesi e bëjmë ne, që thotë se e bën më mirë nga të gjitha”, u shpreh Aurela.

Ajo ka vazhduar përmendë Tunën me tallje, pasi ajo akoma vazhdon të mburret me “zogun” e saj. Nuk kuptohet nëse Aurela është xheloze për ”zogun” e Tunës, apo për këngën më të re të Tunës, e cila është bërë hit.
(Zëri)

Aurela, Batuta Apo Xhelozi Për Tunën?