>
BIOSHQIP

Aurela Gaçe Përshëndet Nga Studio E Adi Hilës

13-04-2014
E cilësuar si “Uragani” i skenës shqiptare, këngëtarja e njohur Aurela Gaçe po përgatit një projekt të ri muzikor për fansat e saj.

Këtë e ka bërë të ditur vetë këngëtarja me anë të një fotoje të postuar në faqen e saj zyrtare në “Facebook”.

Ajo shfaqet duke punuar në studio së bashku me këngëtaren Rozana Radi.

Si duket Aurela i ka besuar tekstin e saj, ashtu si dhe shumë këngëtarë të tjetrë shqiptarë, Rozana Radit.

Ajo njihet si tekstshkruese e këngëve të cilat janë pritur mjaft mirë nga publiku.

“Në studio me Adi Hilën e Rozi Radin. O po punohet në shtëpine tonë :)))” ka shkruar Aurela në diçiturën e fotos së postuar.

Aurela është një nga ato këngëtare që di ta bëjë për vete publikun jo vetëm me zërin e saj të fuqishëm por edhe me sjelljen e ëmbël ndaj fansave.

Ajo është një nga këngëataret më aktive edhe në rrjetet sociale, ku ndan shpeshherë momente nga jeta e saj artisitike, pa përjashtuar dhe atë private.

Nga ana tjetër edhe Rozi është dukur mjaft e lumtur për këtë bashkëpunim me Aurelën.

“Kur ne punojmë për një baladë tjetër për Aurela Gaçen. Ehhh çfarë balade po vjen....Rrënqethje totale.Më besoni në fjalë” , ka shkruar Rozi në “Instagram”.
(b.t/shqiptarja)

Aurela Gaçe Përshëndet Nga Studio E Adi Hilës