>
BIOSHQIP

Fustani I Aurela Gaçes Bëhet “Mollë Sherri”

01-08-2014
Fustani ngjyrë ulli me të cilin është paraqitur këngëtarja e njohur Aurela Gace e që mbante mbishkrimin dezejnatorit të njohur Joni Peci, doli të mos ishte i tij. Pas publikimit të fotos ku Aurela mbante fustanin e Jonit, dizejantorja Eneda At’Nikolla ka bërë me dije se fustanin të cilin e mbante Aurela e ka punuar ajo, ndërsa Joni e ka ‘vjedhur’...

Huazime, imitime e kopjime kemi ndeshur shpesh midis të paktëve stilistë shqiptarë. Dhe këtu nuk e kam fjalën për çfarë mund të “vjedhin” nga stilistët me famë botërore, të cilët në fakt janë frymëzimi për të gjithë dhe çdo gjë do të ishte normale në këtë rast, - por i referohemi rastit, kur kjo ndodh brenda këtij rrethi të vogël krijuesish shqiptarë… Gjithsesi, përsëri duket se nuk i paskemi parë të gjitha, për aq kohë sa krijimin e një prej stilisteve më të mira shqiptare, Enada At’Nikolla stilisti Joni Peçi nuk e ka për gjë ta shesë si të vetin. Pak javë më parë këngëtarja Aurela Gaçe ka publikuar në ‘Instagramin’ e saj një foto të saj, teksa këndonte, e veshur me këtë fustan elegant dantellë ngjyrë ulliri, me nënshkrimin e veshjes Joni Peçi, i cili është edhe stilisti që realizon veshjet e saj aktualisht.

Por, veç pas pak sekondash nën këtë foto ka komentuar stilistja Enada At’Nikolla, ku shprehet se “Këtë fustan e kam bërë unë”! Dhe këtu nuk bëhet fjalë për kopjim të ndonjë modeli, por saktësisht për të njëjtin fustan, të cilën stilistja me një identitet të veçantë e kishte krijuar për një personazh të televizionit Klan. Sesi ka mbërritur ky fustan në duart e kreatorit Peçi nuk duam të hamendësojmë asgjë, por ama ajo çfarë pamë ishte e tillë, që askush nuk iu përgjigj At’NIkollës në këtë mesazh publik, as këngëtarja e as stilisti, madje edhe kur një nga shkrueset pyeste: “Tani kush e ka bërë fustanin Joni Peçi apo Enada?” Ajo që dihet është vetëm fakti që këngëtarja pas pak minutash e zhduku këtë foto nga profil i saj në Instagram!


Fustani I Aurela Gaçes Bëhet “Mollë Sherri”