>
BIOSHQIP

6 Muaj Nga Vdekja E Dr.Florit, Aurela Gaçe Mesazh Të Ndjerë

17-05-2015
Kanë kaluar më se 6 mauj që kur këngëtari tashmë i ndjerë Dr.Flori ndërroi jetë. Vdekja e tij erdhi si pasojë e mbidozëz duke përfunduar kështu pa ndjenja në klinikë.

Si shumë familjarë të tij që e përkujtojnë sot 6 mujorin e tij edhe mikesha e tij e ngushtë, këngëtarja Aurela Gaçe ka ngushëlluar mungesën e tij me një mesazh në Facebook.

“Për njerëzit që i doje e të donin shumë, nuk ka nevojë të të kujtojnë për 6 mujore etj., etj., sepse të kujtojnë çdo ditë... Për publikun që u le gjurmë, përsëri nuk ka nevojë për data të caktuara, pasi edhe ata këndojnë, kërcejnë muzikën tënde, atë qe ti le pas për ta. Kështu që përfundimisht o Flor, ti je me ne”. - ka shkruar Gaçe në facebook.
(B.A/Teksteshqip.Com)

6 Muaj Nga Vdekja E Dr.Florit, Aurela Gaçe Mesazh Të Ndjerë