>
BIOSHQIP

Aurora, Së Shpejti Me Klipin E Ri “Pyetëm Mua”

24-01-2013
Djemtë nga Prishtina të grupit Aurora, kanë konfirmuar se do të lansojnë porjektin e tyre më të ri gjatë muajit shkurt. Kënga me klip “Pyetëm Mua”, do të jetë videoklipi i 11-të në karrierën e grupit, i cili që një kohë të gjatë ka qëndruar larg skenës. “Kënga do të ngrisë kërshërinë e të gjithëve. Është një këngë shumë e mirë, që vjen në një moment, kur ne kemi për të thënë dhe për të dhënë, pasi muzika për ne nuk është biznes, është art”, ka theksuar grupi me anë të prononcimi të shkurtër të përbashkët. Grupi Aurora është prej grupeve më të njohura shqiptare të zhanrit Pop dhe RnB, ndërsa të gjithë i njohin ata për hitin e madh “Le Le Kaqurrele”.
(Telegrafi)

Aurora, Së Shpejti Me Klipin E Ri “Pyetëm Mua”