>
LETERSISHQIP

Lulet E Klasës

– Çfarë është klasa yte?
– Livadh.
– E ke përnjëmend?
– Për kokë të mamit po.
– Si ashtu?
– Ja kështu. Ka lule plot
– Ç`lule?
– Me parfum,
me fustana,
kordele,
gërsheta,
farmere,
atlete..
– E cila është më e mira?
– Vetëm njëra. VJOLLCA. Është si dielli,
si liria.
Hënë e yje ka në xhaketë.
– Do të thotë ti atë e …
– E dua shuuuuuuuuuumë. E kam shpirt, zemër. Krejt
Loçkë.
– Tashti po e di:
pas mësimit
të pret
çdo ditë
të shkoni në shtëpi dorë për dore.
– Kush të tregoi?!
– Zogu i vogël. Ai i di të gjitha.