TEKSTESHQIP

Avdyl Mziu
Liria Ka Emer
Lyrics

Sa do doja ky lot shpirti
inatin të ma ndalte
edhe njëher për së dyti
dëshmorët të mi ringjallte.

Historinë që ma din bota
verbërisht ma lexoni
varret që s'po m'i tret toka
me duar po i thërrmoni.

Pse shqiptari n'syt e botës
gjith me u ba kurban
a ju vret loti i nënlokes
kur ju zbraz pushka n'vatan

Se liria e ka një emër
Uçk thërras me zemêr

Padrejtësia s'ka mëshirë
s'ka mëshirë për asnjë emër
mbi plagën që njihni mire
po e hapni nje plag tjetër

Po ma shumë se çdo plagë
më dhemb zemra prej shqiptari
Se sa here për krime ne Hagë
thirret trimi e jo barbari.