TEKSTESHQIP

Avni Aliu
Mërgimi
Lyrics

Ika u largova
të lashë shumë të re
ç'të bësh, fatin e tillë
sot e kemi të gjithë ne
ç' të bësh, fatin e tillë
sot e kemi të gjithë ne

Treni po largohet
ti po më përcjell
stacioni i dhimbjes sonë
lotët numëron
stacioni i dhembjes sonë
lotët numëron

Pse? pse o e dashur?
pse po më mallkon?
as unë o e dashur
në mërgim s' dua të shkoj

Dhembja është e madhe
edhe unë do të vuaj pa ty
ditët në vetmi
i kalojmë ne të dy
ditët në vetmi
i kalojmë ne të dy

Pse o e dashur?
të jetoj unë pa ty
pse? pse o e dashur?
mos gëzosh vajzërinë?

Dhe atje në mërgim
për ty do të mendoj
fytyrën tënde
kurrë s'do ta harroj

Për ne o e dashur
i kaloj ditët në mërgim
që kur të kthehem
të fillojmë jetën e re

Por, jo, jo mos qaj
se ditët kalojnë shpejt
shpejt do të kthehem
që të fillojmë jetën e re

Por, jo, jo, mos, qaj
se ditët kalojnë shpejt
shpejt do të kthehem
të fillojmë jetën e re

Por, jo, jo mos qaj
në stacion sërish takohemi

DËRGOI: