>
LETERSISHQIP

Gruri

Gruri është populli im
Trupi i tij thekur nga dielli
Me shpresën si kalliri

Ngjyra e farës prej ari
Tokën e butë përfaqëson
Çdo stinë me shtatin fillak
Rritet ngrihet teptisë
Retë i vërshon

Kur pluhuri ka pikturuar
Ngjyrën e lëkurës së tij
Kërcejtë janë bërë lisa
Malet plisa

Në çdo hulli të historisë
Albumine
Në të ndarat e hambarit
Petale prerë në copa
Kokrra e lashtësi
Dhe varieteti “Evropa”