Tema: Poezi Për Stinët

Vjeshta

Dhe vjeshta po vjen
Ajo nuk është si pranvera
Kur ishim aq të gjelbër
Si dëshirat në fantazitë e fëmijëve

Në vjeshtë ne do jemi të kuqërremtë
Pishtar për ti ndriçuar malet

Do marrim erërat e freskëta
Dhe me retë e bardha
Do ti presim gjethet e rëna

Vjeshta ka një shportë
Ku i derdh ngjyrat e praruara
Si valë të stuhishme nëpër fusha

Ngjyrat kanë edhe historitë e tyre
Secila më të mrekullueshme

Seç më vjen të bëj një sy gjumë
Në lëndinë
Të dëgjoj pa dashur sekretet e tyre

- poezi nga Avni Azizi


- Poezia u dërgua nga Avniazizi2018 -

Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  5 / Votuan:  1