>
BIOSHQIP
Biografia
Avril Ramona Lavigne është një këngëtare, e zhanrit pop dhe rock, një kitariste, një shkruese tekstesh, një aktore dhe një dizajnjere kanadeze. Ajo ka qene edhe producentë, e disa këngëve te saj.

Avril Lavigne është rritur në një qytet të vogël, të quajtur Napanee në Kanada. Këngën My World ka kushtuar vetëm jetës së saj në atë qytet.Avril ishte dhe është akoma një vajze e talentuar, fillimet e saj ishin kur shkonte në kishë me mamanë e saj djhe kendonte para te gjithve.Me vonë Avrili morri si dhuratë një kitare dhe që nga ai moment ajo filloi të komposoj këngë dhe tekste këngësh. Ajo ka vizituar një shkollë private, ku mësonte muzikën dhe aktrimin.

Ajo ne moshën 16-vjeçare ka nënshkruar një kontratë me një label amerikan,dhe la shkollën ne moshen 15-16 vjecare mbasi prindërit e saj i dhanë leje dhe ajo u trasferua ne New York me vëllain e saj më te madh. Por ajo nuk ndihej mirë ne Greenwich Village mbasi nuk gjeti suksesin u trasferua sërisht por tani në Los Angeles ku jeton dhe në ditët e sotme.

Avril Lavigne ishte qe nga data 15 Korrik 2006 me këngëtarin, Deryck Whibley të bandës Sum 41 e martuar. Ajo me 4 Shtator 2009 ka publikuar ndarjen e tyre. Më pas ajo ka bashkëjetuar me të dashurin e saj, Brody Jenner, me të cilin ndahet mbas dy vjet lidhje.

Stili i saj muzikor është shumë karakteristik, ka shkruar e kompozuar shumë këngë, dhe jo vetëm të sajat, ajo ka pasur shumë bashkpunime me shumë grupe roku (Evanescene, Goo Goo Dolls etc.) si edhe me vetë aktoren e mirënjohur Miranda Cosgrove ("daydream" ka qenë një këngë e pa realizur kurse "dancing crazy" ka motivet e njëjta me këngën e Avril "what the hell",ku në krijim e saj morrë pjesë të njëjtit persona që krijuan "What the hell").Këngët e saja akoma adhurohen nga mijra fansa nga e mbar bota. Ajo mban gjithashtu edhe një linjë personale te saj veshjesh,ku vetëm kohë e fundit ka dal ne treg që quhet"abbey dawn",ku përmban stilin e saj të veqant që për një kohë të gjatë e përdorte,jeanse të shkurtërta,bluza të shkurtërta e të ngushta,me nga një kollare si dhe llojet nga më të ndryshme te sneakers të saj,me një fjal ajo ishte një vajz tipike ideale "Skater girl",por më vonë ajo thotë "tani unë jam më e moshuar, dhe linja ime e rrobave duhet të ndryshoj ne më femërore",por prap se prap stili i saj karakteristik i veshjeve është akoma shumë i kërkuar.