>
LETERSISHQIP

Kur

Atë ditë që krisa e zbuluan,
se durimi më kishte mbaruar
kur ju thash se sbesoj njeri,
më thane pa fe qenke ti,
kur ju thash se urrej çdo kënd,
më thanë se skam dinë e iman,
E kur ju thoja se u lodh,
mendonin se ndonjë sekret do ju tregoja,
kur me pyeten mos kam dikë
thash kam Zotin të vetmin që më mbron,
kur më thanë jemi prind e tu
ju thash se jetim isha që moti unë,
kur më pyetën se realisht besoj kështu
ju thash se s'ju duhet kur deri tash s'jeni interesu.
Kur më than se i kam përvlu,
ju thash sa her ma bëtë mu a se keni mendu.
E kur filluan të ulërasin të qajn e bertasin,
ju thash se moti kisha vdekur,
nuk isht e nevojshme asnjëherë një të pa jetë ta godasin.
Kur sërisht më pyetën a besoj në Zotë,
ju thash se të kris Ai më urdheroi,
edhe pse kalova nëpër rrugë të shumë shëruesve,
prap askujt s'ja shpreha realitetin që më bën të vuaj.
Kur më pyetën pse mendoj ashtu,
ju thash se skllave për të qenë s'munda me pranu,
edhe pse sot prap kam marë një drejtim të jetës,
s'mund ti fsheh lotët e ndjenjës të së vërtetës.
Edhe pse më nuk mund ti dua,
përsëri mundohem që t'ju buzëqesh
të luftoj kundër vujtjes dhe përball atyre shkaktarve,
ndoshta vetëm ky trishtim
nuk ishte mjaft arsye për vuajtjen,
por dhe armiqt gjithmon më binin në fije,
askush kurrë s'ja arriti qëllimit,
veçse që t'më dalin lotët e pikëllimit.
E në mos hakmerrem unë ka një Krijues që merret me ktë punë,
e n'mos e bëftë Ai do e bëjnë robërit e tij,
e kush tjetër pos atij sundon,
e kush tjetër pos tij të drejtën e mbronë.
E n'mos patsha unë fuqi,
si e kam ditur e di dhe do vazhdoj ta dij
që të mbështetem gjithmon tek e madhja Perendi.