>
LETERSISHQIP

Prisni Shoke

Jetullah Gashit, Komandant Drenica
Prisni shoke se do vije sot
Prisni shoke, prisni aman
Jemi betuar jete e mot
Atdheut t'i behemi kurban

Jam une, komandant drenica
Qe mes plumbash kengen se ndali
Do te vij, me prisni shoke
Nje cope jete, dhe une t'a fali

Do te vij, atje mes fushash
Ku veres kullosin bagetite
Ku buqasin krisma pushkash
Ku flamuri yne ben drite

Do te vij une i palodhur
Per atdhe le gjak e koke
Te bashkohet dhe pushka ime
Ju lutem, me prisni shoke.