>
BIOSHQIP
Biografia
Eshtë nga Podujeva, por vepron dhe jeton në Londër që nga viti 2007. Ka ikur nga Kosova që nga viti 1997 dhe ka jetuar në Norvegji deri ne vitin 2007. Arsyeja e vajtjes në Norvegji ishte pikërisht muzika dhe nga viti 1994 deri ne 1997 ka kënduar nëpër Skandinavi në periudha të ndryshme. Edhe pse jeton jashtë vendit, dëshira për ta kultivuar këngën në Kosovë, këngëtarit Azem Gashi nuk i ka munguar asnjëherë. Gjatë krijimtarisë muzikore këngëtari ka realizuar një mori këngësh të cilat janë pëlqyer në publik.

Pas këngës “S'pata fat”, e realizuar nga Arsim Bunjaku dhe Valton Beqiri, këngëtari ka nisur përgatitjen e këngëve të reja.

Më datë 29 Shtator 2014, Azem Gashi publikon videoklipin "Ose Merre, Ose Lëre", e cila është e përgatitur nga Xhevdet Gashi.

Më datë 16 Tetor 2014, Azem Gashi publikon videoklipin "Dhurate Per Ne", në bashkëpunim me Auron Gashi.

Më datë 16 Dhjetor 2014, Azem Gashi publikon videoklipin "S'jam Unë Ai Që Gënjej". “Jam shumë i kënaqur me projektet muzikore që kam realizuar me Xhevdetin dhe Florentin. Kënga e sapopërgatitur e Florentit titullohet "S'jam unë ai që gënjej" dhe po pëlqehet bukur shumë në publik. Uroj që edhe projektet e mia të ardhshme të pëlqehen në publik”, ka thënë ai.

Më datë 15 Maj 2015, Azem Gashi publikon videoklipin "Vet Me Le", në bashkëpunim me A-Gt.

Më datë 3 Tetor 2015, Azem Gashi publikon videoklipin "Kopesht I Tere".

Më datë 10 Nëntor 2015, Azem Gashi publikon videoklipin "S'kam Me Ta Fal".

Më datë 26 Shtator 2017, Azem Gashi publikon videoklipin "Zemer".

Më datë 23 Nëntor 2017, Azem Gashi & Auron Gashi publikojnë videoklipin "Kuq E Zi".

Më datë 27 Gusht 2019, Hekurani publikon videoklipin "Edhe Burrat Qajne", në bashkëpunim me Azem Gashin. Muzika dhe teksti i këngës janë punuar nga Hekuran Krasniqi.
DËRGOI:

KATEGORI: