>
LETERSISHQIP

Histori

Arëditesot një herë motmotit
Mbi Krujë vijnë çetat e Kastriotit

I nxjerrin xixa thundrat e atit
I shkëndin shpata lart monopatit

E dridhen muret, e vetëtin
Eshte kali i Gjergjit që tërfellin

Dëgjohen gjëmë dhe zallahi
Gjëmojnë kohëve luftërat e tij

Hypin krutane majë shtëpisë
Shikojnë shekujve, historisë

Zot, kokën, këmbën e askuj’
Luftë tjetër mos e zëntë ne Krujë