>
LETERSISHQIP

Nisja E Mërgimtarëve

Lamtumirë në trasta, lamtumirë në ajër
Në sy lamtumirë
Koha në dysh po këputet, orë e trishtë po rri
Mbi kokë me sopatë të madhe
Trupa të avullt të grave, motmote të njoma
Ofshe të nënave, na pritni
Le të rriten bimët e fëmijët, etja le ta marrë
Zogun e zërin e kripën
Vetëm udhët le të plaken, le t'i zbardhet floku
Nisjes sonë, jo kthimit,
Udhë e zezë, gjarpër i gjatë, na hëngre
Na shpure përtej harrimit.