>
LETERSISHQIP

Fëmijë I Vjetër

Te pusi i moçëm pret molla në këmbë
Fëmijën që harroi fytyrën hënore mbi pasqyrim,
Zërin në çdo gjeth e dru.
(Gjithnjë fëmijët e harrojnë veten diku!)
Edhe unë e kam një fëmijë të vjetër,
Por, ai kujtohet ndonjëherë
Dhe qan;
Ndodh që s’jam aty t’ia fshij lotët,
Të tjerët nuk e kuptojnë!...

Molla pret parreshtur në këmbë
Fëmijën që s’rritet kurrë!