>
BIOSHQIP

B.B. Poqi: “Festivali Që Promovon Vlerat E Muzikës Rrok”

01-06-2014
Më 5 qershor në Prishtinë, më saktësisht në Teatrin “Oda” do të mbahet edicioni i 13-të i festivalit ‘Rok për Rok’. Mungesën e emrave të mëdhenj të rokut shqiptar në këtë festival, organizatorët e kanë arsyetuar me qëllimin e tyre për promovimin e bendeve të reja të rok skenës shqiptare. Në këtë mënyrë ‘Rok për Rok’, veç bendeve kosovare, do të sjellë në kryeqytet rok bende të reja edhe nga Shqipëria e Maqedonia.

Si i vetmi festival i rokut më jetëgjatë në vend, ‘Rok për Rok’ mbetet i vetmi festival në vend për promovimin e rok talenteve. “E vlerësoj shumë të rëndësishëm sepse është i vetmi festival në Kosovë dhe në shqiptari. Faktikisht është një festival tradicional që promovon vlerat e rok muzikës e që ju ofron mundësi të promovohen grupet e reja”, ka theksuar Bajram Bylykbashi-Poqi

“Përgatitjet janë kryer të gjitha. Festivali do të mbahet më datën 5 qershor në teatrin ‘Oda’. Pjesëmarrës janë nëntë grupe. Ka grupe nga Shkodra, Tirana, Tetova e Shkupi. Këta të fundit janë maqedonas, nuk janë shqiptarë. Festivali ‘Rok për Rok’ ka karakter garues. Bendet e vjetra zakonisht vijnë si mysafirë. Në pjesën garuese janë bendet e reja. Ato garojnë mes vete dhe dikush triumfon”, ka treguar Shkëlzen Veseli, njëri prej organizatorëve të festivalit.
(Melihate Gashi)

B.B. Poqi: “Festivali Që Promovon Vlerat E Muzikës Rrok”