>
BIOSHQIP
Biografia
Bajram Bylykbashi vuri pseudonimin BB Poqi si propozim nga Agim Berisha për shkak të inicialeve të emrit dhe mbiemrit të tij dhe gjithashtu sepse që në fëmijëri familjarët dhe miqt e thërrisnin Poqi, kështu ai bëri bashk këto dyja dhe nga ai moment u njoh si BB Poqi. Si ndikim nga xhaxhai I tij Poqi si I ri filloi të merrej me muzikë, fillimisht duke mësuar kitarën ndërsa ndikim të madh kishin edhe grupet e njohura të rokut si: Led Zeppelin, Deep Purple, Whitesnake, U2, The Doors, Pink Floyd etj. Shkollën e mesme e kreu në gjimnazin “Xhevdet Doda“ në Prishtinë dhe gjatë kësaj kohe Poqi formoi bendin “Babillon“ me të cilin I inçizoj disa këngë si “Babillon“, “Ti je një iluzion“, “Edhe një natë si kjo“ dhe e fundit “Diku pranë shtëpisë time“. Më vonë B.B Poqi u nda nga bendi dhe vazhdoi karrierën si solo këngëtar dhe herë pas here në bashkëpunim me band-in tjetër “Armadillo Blues Band“. BB Poqi gjithashtu është shumë I pranishëm në mbrëmje muzikore, ku performon live para fansave dhe adhuruesve të muzikës rok.

B.B Poqi ka realizuar shumë këngë dhe shumë albume të cilat u bënë hite të mëdha në rajonin ku flitet shqip.

Në vitin 1996, Bb Poqi publikon albumin "Ndoshta Me Një Blues".

Albumin e tij të tretë e nxori më 1 Korrik të vitit 2004 që u titullua “Mos thuaj jo“.

Në vitin 2000, B.B. Poqi publikon albumin "Sa Për Fillim".

Në vitin 2001, Bb Poqi publikon albumin "Mos Thuaj Jo".

Më datë 9 Tetor 2007, BB Poqi publikon videoklipin "Me Mungon". Me këtë këngë, BB Poqi merr pjesë në VFM 2008 në vitin 2008, këngë e cila u prit shumë mirë nga të gjithë adhuruesit e tij e poashtu edhe mori kritika positive nga kritikët e artit dhe të muzikës.

Më datë 4 Prill 2009, BB Poqi publikon videoklipin "Kthehu".

Më datë 5 Prill 2012, BB Poqi publikon videoklipin "Shti, Me Qello", në bashkëpunim me Lusi & Armadillo Blues Band. Me këtë këngë, BB Poqi merr pjesë në Top Fest 9 në vitin 2012.

Në Maj 2013, BB Poqi merr pjesë në Top Fest 10 me këngën "Të Gjeta Ty". Ai vendosi ta provonte veten edhe një herë në festivalin shumë prestigjioz që mbahet në Tiranë. Një aventurë tjetër për BB Poqi që ia shtoi ëmbëlsinë me këngën “Të gjeta ty“.

Në Dhjetor 2014, BB Poqi merr pjesë në Zhurma Show 2014 me këngën "Të Gjeta Ty".

Më datë 16 Qershor 2015, BB Poqi publikon videoklipin "Dhe Ne Vdeksha Pa T'pa". Muzika e këngës u punua nga vetë BB Poqi, teksti u shkrua nga Dardan Shkreli.

Më datë 29 Nëntor 2016, Jachki publikon videoklipin "Qeshu", në bashkëpunim me BB Poqi.

Në vitin 2016, B.B. Poqi publikon albumin "Albumi Nr. 5". “Të gjithë miqve dhe adhuruesve të shumtë të rok muzikës desha t’jua mundësoj që rok-albumin tim të fundit të titulluar ‘BB Poqi – ALBUMI NR: 5’, të kenë mundësi që të shkarkojnë falas nëntë këngët e reja nga faqja ime në Facebook”. “Njëkohësisht shpreh dëshirën që t’ju falënderoj që ekzistoni dhe që dëgjoni shume rok muzikë”.
DËRGOI: