>
BIOSHQIP

B2n: “Jam Zhgënjyer Nga Kënga Magjike”

08-12-2014
Djaloshi i talentuar B2n vjen në një intervistë ekskluzive për teksteshqip.com. I paraqitur së fundmi në festivalin "Kënga Magjike", ai është ndjerë i revoltuar teksa kënga e tij nuk ka arritur të futet në gjysmëfinale. "Ai djali" është kënga me të cilën B2n u prezantua në fazën e parëtë festivalit. Përveq prapaskenave të festivalit, ndër të tjera ai do na tregojë më shumë mbi projektet tij të ardhshme muzikore... TeksteShqip: B2n, jeni paraqitur në festivalin "Kënga Magjike", por fatkeqsisht kënga juaj nuk arriti në gjysmëfinale. Si ju ka bërë të ndjeheni ky fakt? B2N: Në fakt jam penduar për pjesemarrjen time në Kënga Magjike, sepse sot më njoftuan se s'isha pjesë e gjysmëfinalisteve. Dhe u zhgënjeva shumë. TeksteShqip: Kush është "Ai djali"? B2N: Ai djali është vetëm një person imagjinar.



TeksteShqip: Kush nga kolegët tuaj ju ka impresionuar deri më tani dhe kush mendoni se do jenë artistët që do arrijnë në finale? B2N: Artistët që do marrin çmime dihen, janë të zakonshmit, Çiljeta, Aurela Gaçe, Genta, Big Mama, Rovena Dilo, Vedat Ademi, Kejsi Tola etj etj... TeksteShqip: Cilat do të jenë projektet e tua të ardhshme pas kësaj kënge?Do na vish me videoklip? B2N: Në fakt, ka 2 ditë që kam publikuar këngë dhe videoklipi të ri që titullohet: "I Like it", në bashkupunim me Oreta. Po xhiroj video klipin e një kënge të re që titullohet "Çdo Detaj" është një baladë dashurie, që kush do e dëgjoj, garant do të dashurohet me të.



TeksteShqip: Po jeta private, si shkon? B2N: Jeta Private si gjithmonë, shpi, kafe, studio, dal fundjavave me shoqërinë, ose kur kam ndonjë koncert. TeksteShqip: Çfarë mendoni për duetet, dhe a e keni në plan të realizoni ndonjë duet? B2N: Për momentin, po merrem me veten. TeksteShqip: Po një album të ri, so e presim nga ty? B2N: Album jo, por kam shumë projekte që do i nxjerr një e nga një.



TekseShqip: B2n, të falenderoj për përgjgijjet. Për fund dëshiron të shtosh diçka? B2N: Të falenderoj për intervistën. Për fansat? Unë nuk i quaj fansa, por njerëz që më dëgjojnë dhe më përkrahin. I falenderoj pafund që ecin me mua hap pas hapi. Me shumë dashuri B2N. Gjëra të bukura do të vijnë së shpejti.
(B.A/Teksteshqip.Com)

B2n: “Jam Zhgënjyer Nga Kënga Magjike”