>
BIOSHQIP

Babastars Në Dasmën E Agonit

01-09-2013
Reperi i grupit Tingulli 3nt, Agon Sylejmani, i ka dhënë fund beqarisë, duke kurorëzuar të fejuarën Egzonën. Agoni, i cili është një prej reperëve të parë shqiptarë në skenë bashkë me Getoar Selimin, i ka dhënë fund beqarisë duke u martuar me Egzonën.



Reperi ka vendosur që të organizojë një ceremoni private martesore në hotel Emerald larg syrit të publikut dhe medias. I ftuar që të performojë në dasmën e Agonit ka qenë Labinot Tahiri. Në mesin e shumë të ftuarve kanë qenë Tuna dhe Ronela Hajati, ashtu sikurse partnerët tjerë të Babastars. Por, krahas tyre ka qëndruar edhe Ledri, ish-anëtari i po këtij ‘labeli’. Ledri është parë duke bërë një fotografi me uiski në dorë dhe ai vazhdimisht ka qëndruar me anëtarin tjetër të dikur grupit Skillz, Visarin, ashtu sikurse me bosin e Babastars, Getoar Selimin. Nuk dihet nëse përgjigja pozitivisht e ftesës për të marrë pjesë në ceremoninë martesore nga Ledri dhe argëtimi me ish-kolegët e tij është një indikacion për një ri-bashkim, por një gjë është e sigurt - dita ditës ai po e konfirmon rikthimin sensacional. Agonit dhe bashkëshortes së tij Egzonës i urojmë martesën dhe i dëshirojmë çdo të mirë në të ardhmen.
(Telegrafi)

Babastars Në Dasmën E Agonit