>
BIOSHQIP

Beteja Për Hitin E Verës Kalon Nga Klikimet Tek Sherri Me Karrige

06-08-2014
Të hënën në një prej klubeve të Prishtinës ka ndodhur një përplasje mes menaxhmentit të reperit, Ledri Vula dhe atij të Babastars.

Të hënën pas mesnate në një prej klubeve të kryeqytitit ishte Dafina Zeqiri ajo që performoi për rreth 2000 të pranishëm në atë mbrëmje.

Dhe në këtë mbrëmje pos Dafinës performoi edhe deejay i Babastars, Dj Geek.

Në mesin e mysafirëve ishin edhe antarë dhe pjestarë të menaxhmentit të Babastars. Në zonën VIP mësojmë se kanë qenë të pranishëm Getoar Selimi, bosi i Babastars, reperi Skivi dhe deejay zyrtar i Tingulli 3nt, Dj Jungle.

Disa metra më larg qëndroi menaxhmenti i Dafina Zeqirit, dhe atyre iu bashkua edhe menaxhmenti i Ledri Vulës, i cili erdhi nga dy koncerte, për të performuar disa këngë me Dafinën në skenën e këtij klubi.

Por, mbrëmja nuk shkoi ashtu si u prit. Nga burime të sigurta të pranishme në vendin e ngjarjes, situata mes dy grupeve u tensionua kur Dj Geek për publikun performoi këngën e Tunës dhe Getit, “MMV”.



Me këtë rast reagoi menaxheri i Ledrit, Faton Shoshi, i cili reagoi ashpër në drejtim të deejayt të Babastars, Dj Geek, ku me ç'rast edhe eskaloi situata.

U hodhën edhe karrike dhe tavolina, derisa reagoi sigurimi i klubit dhe menaxhmenti i klubit, për të qetësuar gjakërat.

Po ashtu, përplasja dhe konflikti ndodhi mes miqve të dy grupacioneve e jo mes protagonistëve dhe jashtë këtij konflikti fizik dhe verbal kanë qëndruar reperët Ledri Vula dhe Getoar Selimi.

Aktualisht, situata mes dy palëve mbetet e tensionuar, por se janë evituar përplasjet tjera jashtë klubit.

Përplasja në këtë klub nate erdhi pas fotografisë ku Ledri u shfaq me Noizy-n, gjatë një koncerti në Ulqin, dy vite pas rrahjes së tyre fizike në Zurich të Zvicrës, kur Ledri ishte pjesë e Babastars.

Mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë në të ardhmen, por një gjë është e sigurt – tensione nuk duhet të ketë. Muzika duhet të jetë percjellës i mesazheve poziteve, sidomos të paqes.
(Telegrafi)

Beteja Për Hitin E Verës Kalon Nga Klikimet Tek Sherri Me Karrige