BIOGRAFIA: Babilon është një grup artistësh i njohur dhe muzika ku identifikohet më shumë është ajo rock, pop-rock dhe heavy metal. Bendi Babilon formohet në vitin 1984, me iniciativë të Uran Bajramit, Bajram Bylykbashit – Poqit e Besim Hajdinit. Kumbar i emërtimit të Bendit ishte Urani, meqë, kishte shkruar tekstin e parë me po të njëjtin titull që e kishin incizuar si këngë të parë të tyren në vitin 1985 në Radio Prishtinë. Sipas, B.B. Poqit, solistit të këtij Bendi, dilemë nuk kishte pasur rreth 14 emërtimit, sepse vetë Urani e kishte gjetur dhe këta ishin pajtuar.
Uran...