TEKSTESHQIP

Bam
Aman Aman Gjermani
Lyrics
(Feat. Blerta Zeqiri)

Ka nja ka nja fërrc-fërrc krejt t'ritë po dalin jashtë
po mendojnë se perendimi tana t'mirat i ka
Natë e ditë, e punët ma t'kqija t'u i punu
tetë vjet shkollë s'i kanë, nuk dinë mirë as me shkru as me lexu
Kur t'vinë mas katër-pesë vjetve ia nisin me na shitë mend
kishe shpejt po mërziten se nuk po rrihet në këtë vend
I bajnë katër-pesë mijë marka edhe e blejnë ni kerr
hypin n'ta, vinë te na edhe shiten frajer
E na ktu t'u i kry s'di sambëdhjetë mijë fakullteta
duhet me i ngu gyrbetxhitë qysh është në perendim jeta
Se kanë pare, mendojnë se janë ma t'meçëm se ti
hynë llugave n'politikë, demek edhe unë diçka po di
Edhe kanë marrë kulturë perendimore
pritojnë me t'folë për dore
"T'ia bajmë si n'Gjermani e n'Zvicërr, ma shkurt si n'perendim
Se kështu me t'folë për dore po më doket pa kuptim"
E ata po vazhdojnë dhe n't'njejtën mënyrë po jetojnë
edhe tanë kohën po knojnë:

Aman, Aman Gjermani
e shkreta Gjermani
më mashtrove në rini
që të kem gjithë pasuri
E vërteta është kjo:
Aman, Aman Gjermani
ma e mira Gjermani
më gëzove në rini
duke më dhënë pasuri

Edhe mu më kanë bo shybe, nuk po muj m'i kuptu
se çka osht tepër, osht tepër, e ata bash tepër e kanë tepru
Herë ashtu, e herë kështu, e përditë i ndrrojnë fjalët
E fjalët i kanë herë t'ithta herë të ambla mjaltë
Herë thonë që veç s'po kanë qare se ata jashtë kurrë nuk rrinë
se çka osht gyrbeti ata që s'e kanë përjetu s'e dinë
E kur po jau përmendin se azilantat po dojnë m'i kthy
veç p'i çojnë durt edhe po ia nisin murit m'i mshu me kry
Se me bo m'i kthy ata nuk kanë çka me bo,
Eu kuku për ta sa keq ju ka ra
E ata prapë po vazhdojnë dhe në t'njejtën mënyrë po jetojnë
edhe tanë kohën po knojnë:

Aman, Aman Gjermani
e shkreta Gjermani
më mashtrove në rini
që të kem gjithë pasuri
E vërteta është kjo:
Aman, Aman Gjermani
ma e mira Gjermani
më gëzove në rini
duke më dhënë pasuri

Kur po vjen vera edhe kur po vinë gyrbetxhitë
po çohet n'kamë Kosova krejt njerzimi t'u i pritë
nana, baba, motra, vllau, halla, tezja, dajtë
po më së shumti prej të gjithëve po gëzohen k'ta tregtarët
Se ata në këtë kohë p'e shfrytëzojnë
dhe më së shumti po fitojnë
se mallrat e tyre n'këtë kohë flakë po shkojnë
E gyrbetxhive që kanë pare për kurrgjo s'ju bohet vonë
se vetëm fjala e tyne gjithkund dhe gjithmonë shkon
Jo anena, jo teknena, jo ashtu, jo kështu
boll mundohet naj i meçëm kishe me filozofu
po nuk i hecë fjala ndaj duhet n'sy me jau pranu se
SILLET KAH T'SILLET E N'FUND BAHET QYSH THONI JU
E atyne për kurrgja hiç nuk po jau ninë
kur po vinë këtu po pushojnë,
po rrinë, po hajnë, po flejnë, po pinë
Pra p'e shihni edhe vet se si ata po jetojnë
edhe tanë kohën po knojnë:

Aman, Aman Gjermani
e shkreta Gjermani
më mashtrove në rini
që të kem gjithë pasuri
E vërteta është kjo:
Aman, Aman Gjermani
ma e mira Gjermani
më gëzove në rini
duke më dhënë pasuri

Por nuk osht edhe aq zi e keq ashtu qysh thash unë
se gyrbetxhitë na ndihmuan atëherë kur ne ishim pa punë
Pra ata po na ndihmojnë dhe për këtë arsye na i dojmë
se kur po mbetemi n'zor ata neve pare po na çojnë
Ju duhet me ditë se unë bana pak hajgare
Dashta me kallxu kishe gyrbetxhitë i dojmë na veç për pare
Por ashtu unë fare nuk mendoj
se ata nuk janë të kqi, po na ndihmojnë këtë e pranoj
Se gyrbeti ma djegu zemrën, këtë nuk mund ta mohoj
se shoqja ma e mirë Anila edhe mu n'gyrbet më shkoi
Etj. etj. ju duhet m'e ditë çka po du me thanë
se ju maj fjalim deri në mëngjes vetëm me më lanë
ma së miri mu tani më bjen m'e mshelë gojën
se s'ja kom nisë m'e marrë nëpër gojë edhe krejt Opojën
Tung e bafshi krejt ju që BAM-in jeni t'u e ngu
edhe senin kryesor mos t'harroj
po du me ju FALENDERU!