A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #

Barbana, E Fortë Dhe E Sigurtë Në Rrugën E Saj


Choose star rating

Rating:  5 / Votes cast:  2
[05-09-2012]
Barbana Dini, kengetarja simpatike sapo ka lancuar kengen e saj me te re "Thrret Prizreni, mori Shkoder", nje kenge e riperpunuar popullore, e cila ka marre shume klikime ne Youtube. Kenga e lancuar per me teper ne kete 100-vjetor te Pavaresise duket se i ka shtuar kengetares me teper fansa. Ajo ndan me lexuesin tone kete sukses, por tregon edhe per padrejtesite qe i jane bere shpesh, te cilat nuk e kane sprapsur, por e kane bere me te forte.

Barbana, sapo keni lancuar kengen e re me motive patriotike. Perse keni bere kete zgjedhje?

Faktikisht, per mua kjo nuk eshte dicka e re, sepse si muziken e lehte edhe ate popullore i kam kenduar gjithmone. Per kete kenge spunto ishte "Maratona e Kenges" ne Tv Klan, por meqe doli shume e bukur vendosa t'i bej nje klip.

A ndodh, ne fakt, qe me kenge te tilla ftesat per ne koncerte te jene me te shumta?

Di te them vetem kaq: e kam bere me deshire shume te madhe dhe nuk e kam menduar fare kete pjese kur e perzgjodha. Me pelqeu mesazhi qe percillte, me pershtatej shume vokalisht. Keto ishin kryesoret per mua; shpresoja, por nuk e prisja gjithe kete sukses.

Duket se kenga po pelqehet mjaft. Ka qene nje riperpunim si kenge, apo eshte totalisht nje krijim i ri?

Eshte riperpunim. Eshte nje kenge e vjeter shume e bukur, por qe me orkestrimin e Adrian Hiles mori permasa akoma me te medha ne rrymen folk-rrok.

Ideja e klipit e kujt ka qene?

Ideja e klipit ishte e imja pergjithesisht.

Mendon se kjo kenge do te sjelle per ty edhe shume fansa nga pertej kufijve, Kosova?

Kam marre pafund urime nga shqiptare qe jetojne ane e mbane botes, sigurisht edhe ketu. Kjo eshte arritja me e madhe per mua, qe kam arritur ta percjell mesazhin e kesaj kenge me te gjithe komponentet e tjere, ashtu sic duhet.

Ti ke marre pjese edhe ne festivale e evente te ndryshme. Sipas teje, cfare duhet per t'u bere i famshem, pervec talentit?

E rendesishme eshte te kesh talent. Te tjerat jane te perkohshme. Celesi i suksesit eshte te besh gjera te bukura dhe ai vjen vete, pavaresisht prapaskenave qe ndodhin.

Te jane bere padrejtesi gjate karrieres si kengetare?

Sigurisht qe po, por tashme s'ka rendesi me asgje. Jam shume e forte dhe e sigurt ne rrugen time.

Nje cmim vleresimi mendon se i jep me teper rendesi karrieres se nje artisti?

Varet, jo gjithmone. Ka plot kengetare qe marrin cdo vit cmime dhe ngelin po ne nje vend.

Mendon se skandalet, nese do i quajme keshtu, te bejne me te njohur, shtojne fansat?

Skandalet jo me kot quhen te tilla, ku pervecse te ulin pike nuk bejne asgje tjeter. Une kam nje jete shume te rregullt, larg skandaleve, keshtu qe nuk kam si te jem pjese e tyre.
 (mapo)

      Barbana - Thrret Prizreni Mori Shkoder [Teksti dhe Klipi]




Kjo faqe përdor cookies vetëm për reklama dhe statistika. Kjo faqe nuk mbledh, nuk përdor dhe nuk shpërndan të dhënat tuaja. Kompanitë e palëve të treta që përdorin cookies janë: Google, Taboola dhe MGID.
Më shumë info  
teksteshqip.com © 2007 - 2019