>
BIOSHQIP

Barbana, Krenare Për Vëllain E Saj Në X Factor

19-11-2013
Ergi Dini është një nga emrat më të spikatur të X Factor Albania 3, ai është nga Shkodra dhe siç e dimë të gjithë tashmë ai është vëllai i këngëtares Barbana Dini. Çdo të dilë para se X Factor Albania të fillojë këngëtarja Barbana nëpërmjet rrjetit të saj social në facebook shpreh krenarinë e saj për vëllain e saj në X Factor. Me statuset nga më të ndryshme Barbana shpreh dashurinë dhe mbështetjen e vazhdueshme ndaj vëllait të saj. Ergi është një nga konkurrentët më të fortë sivjet në X Factor Albania dhe konsiderohet si favorit për ta fituar këtë talent show.
(Teksteshqip.Com)

Barbana, Krenare Për Vëllain E Saj Në X Factor