>
BIOSHQIP

Barbana Në Inaugurimin E Qendrës Equilybra

09-03-2014
Dje është inauguruar qendra më e re e dobësimit në Tiranë, EquiLybra. Qendra ndodhet në zemër të Tiranës dhe në event nuk munguan as personalitete apo personazhe nga bota e showbizit shqiptar.

Këngëtarja Barbana Dini ka postuar disa foto në rrjetet sociale, ku shihet se edhe ajo ka marrë pjesë në këtë event.



Në foton e mësipërme, ajo është fotografuar përkrah nutricionistes/erboristes Arlinda Garuci, e cila është dhe drejtuese e qendrës EquiLybra.

Barbana ka shijuar kohët e fundit fitoren e vëllait të saj Ergi Dinit, në talent-shown më të rëndësishëm në Shqiperi, X Factor. Mësojmë se Barbana ka në plan të kthehet shumë shpejt me një tjetër hit.
(Teksteshqip)

Barbana Në Inaugurimin E Qendrës Equilybra