Barooti

Barooti, T.B.A. Lansojnë Këngën E Re

{{ risposta }}
Mesatarja:  {{ nStars }} / Votuan:  {{ nVotes }}
[11-07-2012]
Hip-hop 'labeli' që ka marrë në dorë skenën muzikore në javët e fundit, TBA, kanë lansuar këngën e re "Bojm Llug", përderisa lideri i 'labelit' Unikkatili pritet ta bëjë goditjen përfundimtare para koncertit sonte në mbrëmje.
Barooti, Presioni, Explode dhe njeriu i cili ka bërë foto me rivalët e TBA, Gold AG, janë bashkuar në projektin e tyre të ri "E Bojm Llug", si prelud para koncertit të madh të së dielës ku sigurisht emrat e lartpërmendur do të performojnë.

Nga ana tjetër, Unikkatili pritet që sonte në mbrëmje të bllokojë kanalin e tij në YouTube, pasi pritet të publikojë këngën e tij më të re para koncertit. Burimet e Telegrafit bëjnë të ditur se kënga do të lansohet rreth orës 22:00 dhe do të jetë një prej këngëve më të mira në karrierën e Viktorit.
 (Telegrafi)

Barooti, T.B.A. Lansojnë Këngën E Re

  Barooti - E Bojm Llug (Feat.Presioni, Gold AG & Explode) [Teksti dhe Klipi]

Komente 1