>
BIOSHQIP

Barooti: T.B.A. Nuk Do Të Ndalen

09-08-2012
Rep këngëtari BarooTi në një bisedë për Express ka thënë se TBA pritet që të vazhdojë me evente të ndryshme në Kosovë, pas koncertit të madh të UniKKatilit, përderisa ka thënë se do të vazhdojë me krijimin e këngëve të reja.

I vetmi anëtar i TBA që jeton dhe vepron në Prishtinë, Amir Sopi a.K.a BarooTi, i cili edhe këndoi në koncertin e 15 korrikut, kur këndoi edhe UniKKatili, tash thotë se TBA nuk do të ndalet me koncertet e ndryshme që pritet t'i mbajë anekënd Kosovës.

Ai pas koncertit është duke agjëruar dhe thotë se në koncert ata kaluan ashtu sikurse kishin dashur.

"Super. Tash t'uj pushu dhe momentalisht me ramazan. Mirë, super, u kon një koncert fenomenal që rrallë bohet ose më mirë më thonë s'bohet kurrë ashtu", thotë BarooTi për Express.

Ndërkaq, për këngët që ai ka qitë do para koncertit dhe një pas koncertit, BarooTi thotë se të dyja këto këngë e paraqesin realitetin e Hip Hopit në Kosovë.

"E ke fjalën për këngën 'Neve na njohin" edhe këngën 'E bojm llugë' e cila është një bashkëpunim me Presionin, Gold Ag dhe Explode që është lansuar dy ditë para koncertit...Po flas për të parën, sepse ajo nuk është diss", thotë BarooTi.

"Unë flas në këngët e mia qashtu qysh e shoh realitetin e rap muzikës në Kosovë, n'Shqipëri, e nëse dikush e ka mizën mas veshi, atëherë e gëzoftë", thotë ai.

Sipas reperit të TBA, Kosova dhe Shqipëria kanë nevojë për një pastrim të reperave të këqij.

"Definitivisht vyen shumë pastrin n'rap muzikë se e kanë fëlliqë. Duhet mu pastru shumë se jonë tu ja hup vlerën hiop-hopit. Shyqyr zoti që ka njerëz hala, si çifti i jem që del jau qel sytë popullit...". Ndërkaq, sa i përket këngë "E bojm llugë" BarooTi thotë se kjo u dëshmu në koncertin e korrikut. "Kënga ka dalë dy ditë para koncertit dhe kjo dëshmon që përnime e bojmë llugë, edhe e kem bo llugë më 15 korrik. Respekt për krejt dashamirtë tonë", thotë ai.

Reperi ka folur edhe për këngën e tij të fundit që e realizoi para disa dite, "15 korrik" që ishte një dedikim për fansat që ishin në koncertin e UniKKatilit dhe TBA në Prishtinë.

Thotë se kënga nuk është diss sikurse është thënë por për fansat e TBA.

"O veç dedikim për fansat e TBA-së, të cilët janë ma t'qartit në botë. Na kanë përkrahur që 12 vjet edhe s'na kanë ndërruar kurrë me asnjë grup. Për këtë e pashë të arsyeshme me ua dedikuar një këngë enkas fansave të TBA", thotë ai.

Duke folur për planet e tij personale dhe për ndonjë event tjetër të TBA pas 15 korrikut, BarooTi thotë se ai do të vazhdoj me këngë të reja dhe atë shumë shpejt.

"TBA vazhdon me rap qysh ka vazhdu gjithë, po flas n'emër temin personal si Baroot - shumë shpejt ka me ardhë me dy spote t'reja t'cilat jonë solo edhe me shumë këngë të reja. Gjithqysh ka me pas edhe bashkëpunime po ma shumë ka me pas solo kështu që po ja lojmë kohës të dëshmoj", thotë ai.

Në këto këngë të BarooTit sigurisht se do të dëgjohet edhe zëri i Rebel a.K.a UniKKatil.

"Pyetja që mu ka bo mas shumti prej shumë fansave. Po patjetër që ka më pas edhe n'album temin edhe n'album të tij".

Ndërkaq, për ndonjë koncert të ri të TBA, BarooTi thotë se do të ketë prapë.

"Ka me pasë gjithqysh. Kur edhe tek nuk mund me dhënë datë të caktuar. Momentalisht anëtarët e TBA janë duke mbajtur koncerte nëpër Kosovë, ku jom kon erdhe unë i ftuar, po pasi është muaji i shenjt i ramazanit vyen pak pushim", thotë reperi.
(Express )

Barooti: T.B.A. Nuk Do Të Ndalen