TEKSTESHQIP

Bashkim Alibali
Ëndërr E Vjetër
Lyrics

Përse mbi faqe të ndrin loti tjetër,
Si në rini.
Përse në gjumë shqetëson ëndërr e vjetër, 
Me dashuri.

Unë në ëndërr përsëri jetoj,
Atë imazh që më nuk ekziston,
A mos është një shpirt,
Që një trup të ri kërkon?!

Përse më thërret ti me emrin e vjetër,
si në rini,
Tani për ty unë jam një emër tjetër,
tjetër njeri!

Nuk e di pse sot ti më kërkon,
Atë kohë që më nuk ekziston,
Thuaj ç'është kjo ndjenjë,
Që ka vdekur dhe jeton?! 

Si i cmendur unë të desha,
Nuk e prisja nje ditë do të ndaj,
Nuk e dija se do të qeshja,
Me atë çast që më bëri të qaj.

Në më thërret o mike e vjetër, 
Si i dehur do të vija përsëri,
Por tani jam një njeri tjetër,
Edhe ti je një tjetër njeri...

Mos e zgjo, ëndrrën ti mos e zgjo!
Të lutem mos kërko, kur një gjë s'ekziston,
Dhe mos e thirr sërish, emrin tim mos e thirr,
Se vitet ikin ikin, dhe më nuk kanë kthim...

DËRGOI: