TEKSTESHQIP

Bashkim Paçuku
Prizrenit
Lyrics

N'buzë të Sharrit, n'brigjet'lumit, n'kroje t'bukurisë
Këndshëm shtrihet o Prizreni, qytet i lirisë
Këndshëm shtrihet o Prizreni, djepi i lashtësisë
Këngë e ëmbël e bukur, këngë hareje këngë e lumtur
Jehon me hare plotë
Hiqet vallja si rrëkeja, hiqet vallja si rrëfeja
Më e buk'ra valle në botë

Lum Prizreni për kodrinat, piqet pemë e njomë
Fushë e gjelbër' dhe uzinat, gjith' e zbukurojnë
Fushë e gjelbër' dhe uzinat, gjith' e hijeshojnë
Këngë e ëmbël e bukur, këngë hareje këngë e lumtur
Jehon me hare plotë
Hiqet vallja si rrëkeja, hiqet vallja si rrëfeja
Më e buk'ra valle në botë

DËRGOI: