TEKSTESHQIP

Bashkim Rodoni
Pas Feste
Lyrics

Tri ditë zgjati dhe kjo festë
Na thanë e na treguan kaq shumë,
Dhe merr një sy gjumë që të çlodhesh
Gjetiu dikush fle më shumë.

Hej, mos më thuaj
Më pak se një dit' më parë.
Hej, a ke shok që mendojnë
Se ti je guximtar?

Kam dy ditë që s'kuptoj se ç'po thua,
Festa zgjati më shumë.
E di që nuk ke çfarë të thuash,
Ëndrrën e vrau ky gjumë.
Më prek dhe një herë,
Më prek dhe njëherë
Nëse do,
Më prek dhe një herë,
Më prek dhe njëherë
Nëse do,

Hej, mos më thuaj
Më pak se një dit' më parë.
Hej, a ke shok që mendojnë
Se ti je guximtar?

Të them çfarë unë ndjej
Ështe një lojë e re,
Thërrmija-thërmija
Poshtë vetes bie.
Ngadalë e ngadalë
Bëhemi të pa-fëmijë.
Më prek dhe njëherë
Më prek dhe njëherë
Nëse do.
Nëse do.
Nëse do.

DËRGOI: