>
BIOSHQIP

Lëndohet Beatrix Ramosaj

07-10-2015
Këngëtarja Beatrix Ramosaj do të jetë pjesë e spektaklit "Dancing with the stars Albania 6". Ajo ka rreth 3 javë që ka nisur provat për kërcimin e saj të parë.

Por si duket ky fillim nuk i ka ecur edhe aq mbarë Beatrix-it, për shkak se ajo ka pësuar disa lëndime të vogla gjatë provave në trup dhe këtë lajm e ka konfirmuar vetë këngëtarja teksa ka postuar një foto në rrjetin e saj social në Instagram bashk me djaloshin që ka për partner:

“9 Dite na ndajne nga nata e pare e @dwtsalbania 💖 Mezi po presim @krisdalipi 😍!!! Shpresoj qe deri atehere te ndihem me mire, sepse fatkeqsisht jam lenduar pak gjate provave 😔... Wish us luck 🍀 #dancingwiththestarsalbania”, ka shkruar Beatrix.
(B.A/Teksteshqip.Com)

Lëndohet Beatrix Ramosaj