>
LETERSISHQIP

Një Pasdite!

Gjinjtë e pafajshëm shemben nën bunkjer,
Vibrimin nga asfalti ndër hapa i hedh, Mornicat më rrudhin si një lakmitarë,
Shikimet pickojnë të mjerët kalimtarë.

Pasditeve derdhemi rrugës nga lumi,
Rutinën arrestojmë e si lëmsh ta tundi,
Limfa e pranverës lëshohet si fantazi,
Si përfitues cinik e ndjell at ndjesi..!

Dëgjohen hapat që rrugën hanë..
Heshtja mendueshëm ç'lirohet,
Vetëm vibrimi kurrë s'mka thanë,
Për aromën e djersës që ëmbël thahet..

Unë degëdisem në strofullën time,
Tabllon e botës të vizatoj,
Ndërsa turma humbet ne shurdhërime,
Virgjërisë së ankthit një hije t'i ç'liroj.

Vargëzimi i qytetarëve si një litar,
Si një dalldisje për t'ju falë perendisë,
Kot lodheni të më bëni tinzarë,
Kthinat e jetës pastrojnë helmin e djallëzisë...

30.04.2020.
Shënim : Këto vargje janë për bashkëqytetarët e mi, kryesisht të reja dhe gra por edhe të rinj e burra që ç'do pasdite lëvizin nga qyteti deri në brigjet e lumit Drin. Disa ditë iu bashkova edhe unë vargut të tyre Peshkopi-Ura e Luznisë për të shijuar bukuritë e stinës dhe për të përtërirë gjendjen fizike.