>
LETERSISHQIP

Sa E Kërkova!

Shpesh e ndjej nevojën për një njeri,
Që në jetë të më mbulojnë diçka,
Ndoshta një aventurë në rini,
Apo edhe ndonjë dobësi që mosha ka..

Si nuk arrita kurrë të gjej at njeri,
Që këto favore t'ia kërkosh,
Më del bota kaq e vogël...,
Bishta mbijnë sapo sytë t'i fërkosh..!

Ndoshta po kalbet shapi i shpirtit,
Edhe njerëzia s'mban në ekuilibër,
E unë notoj në vranësirēn e trishtimit,
Pa patur nevojë për fletë në libër...

Një shkop e dua në pelixhen e vjetër,
Që përsiatjet e mia të marrin fund,
Mendime e pluhur t'mbështillen n'letër, Ataku i kohës "ngërrçin"s'ma lëkund..!

Nuk e gjej oazin ku t'i strehoj,
Dobësitë e mia tretur në vite,
Si shpend i plagosur vetëm rënkoj,
Në kujtesën time le të jetojnë si mite...

25. 04. 2020.