>
LETERSISHQIP

Kodra E Biografisë

Një kodër e vogël pengonte fjalët e mia,
Tē më përcillte lumturinë pa shkak..
Si stinë e mykur pas ngjyrave vinte
Me diell të vakur që të ngrohte pak..

E ndjeja vezëllimin poshtë syrit tim,
Si vesa e mëngjezit derdhur mbi barin,
Por e pabesë nostalgjia më shtërngon,
Si njē zinxhir i brishtë mban hapur ditarin..

Koha e rrugët me leqe përshkuar,
Edhe kur fryma ishte në tē marrë,
Sinjalet përthithja me ëndje
Një motiv i bymuar më mbante gjallë..

Ajo kodër e vogël gjithmonë m'ka shantazhuar,
E ftohtē si mjegull bore stampuar,
Tek i ngrinte ato mure sintetike..
Nga errësira çukiste me katranin binar etike.

Thonē që sedri nëpërkëmbet te dashuria,
Si kjo kodër që ndër vite nuk mu nda,
Një mur imagjinar si burg pa grila
Ndoshta do mbetet për inat në hava..!!
Peshkopi, më, 18.07.2020